TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 18:44

Po sulmon dhe shan Kurtin përditë, Rama takim të ngrohtë me Grenellin në Samitin e Mynihut

Shkruar nga Pamfleti

Po sulmon dhe shan Kurtin përditë, Rama takim të ngrohtë me

Kryeministri Edi Rama ka shtrënguar duart me zyrtarin amerikan Richard Grenell, i cili ju bashkua Samitit të Sigurisë në Mynih.

Në të morën pjesë liderët e Evropës dhe të Ballkanit, teksa vendi ynë nuk kishte se si të mos përfaqësohej nga kryeministri, i cili nuk lë asnjë hapësirë për presidentin në të tilla evenimente.

E themi këtë, pasi Kosova u përfaqësua nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.

Rama pak më parë ka ndarë foto nga takimi dhe ai ka shtrënguar duart me Grenelli, i cili javët e fundit ka trazur politikën e Kosovës dhe jo vetëm. Ai po sulmon fort Albin Kurtin, teksa tentoi të ndikonte edhe në zgjedhje. Megjithatë Rama dukej i lumtur që e takoi, ku me gjasë as nuk ka guxuar ta përmendë Kosovën. 

Ndërkohë duhet theksuar se Rama ka takuar edhe Kurtin si dhe presidenten Osmani. 

Lini një Përgjigje