TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 15:14

“Na duhen 5 mijë firma”, Elena Kocaqi tregon sfidat e partive të reja

Shkruar nga Pamfleti

“Na duhen 5 mijë firma”, Elena Kocaqi tregon sfidat e partive

Elena Kocaqi, nga partia e re Aleanca Kombëtare Shqiptare ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 majit si dhe sfidat e partive të reja.

Ajo ka folur edhe për fazën e punës në të cilën ndodhet, teksa zhvillohen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Kocaqi shtoi se sfida kryesore në partinë e saj të re është afati kohor pasi në një kohë të shkurtër, duhet të kryhen disa procese.

“Ne partitë e reja jemi të penalizuara për zgjedhjet, sepse në vend që të merremi me organizimin dhe me gjetjen e figurave të përshtatshme për kandidatë për deputetë, që është një sfidë më vete, në gjithashtu, duhet të mbledhim 5 mijë firma të shoqëruara me karta të identitetit dhe është një periudhë shumë e shkurtër kohe që ti mbledhim dhe t'i paraqesim në KQZ. Është e vështirë më shumë për shkak të afatit kohor. Është një sfidë.

U kërkoj edhe qytetarëve të mirëkuptojnë jo vetëm mua po të gjitha partitë e reja të cilat kanë dalë dhe nuk kanë deputet. Ka disa parti që duan të mbledhin dhe 7 mijë firma për koalicionet. Sugjeroj që qytetarët ta japin firmën nga kushdo që e kërkon pasi kjo është një mbështetje qytetare. Nuk është as votë, as anëtarësi, kjo është thjeshtë mbështetje për të hyrë në zgjedhje”, tha Elena Kocaqi për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje