TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 12:05

Zgjerimi i Bashkimit Europian, Komisionerja Kos e 'prerë': Vetëm BE mund t’i sjellë vendet kandidate në Union, jo SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjerimi i Bashkimit Europian, Komisionerja Kos e 'prerë':

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos në fjalën e saj nga panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u shpreh se Vetëm BE mund t’i sjellë vendet kandidate në Union, jo SHBA.

Komisionerja Kos tha se përsa i përket afateve, presim që deri në 2026 apo 2027 të mbyllet procesi për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që bën SHBA por gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e lehtë, por më vonë u bë e vështirë pasi vendet anëtare duhet të hyjnë më në thellësi. Sot kemi situatë specifike. Kemi forca të jashtë që ndërhyjnë dhe përçajnë. Bëhet djalë për bashkimin e Europës dhe ndaj kjo është kaq e rëndësishme.

BE u krijua për ruajtjen e paqes sigurisë dhe prosperitetit, kjo është fuqia e BE. Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë.
Ka prirje nga veriu i Europës, vende me nivel të lartë të sundimit të ligjit që po marrin në konsideratë të kthehen.
Sa i përket afateve, presim që deri në 2026 apo 2027 të mbyllet procesi për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

BE mund t’i sjellë vendet kandidate në BE, jo SHBA”, tha ajo.

Lini një Përgjigje