TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2025, 20:38

Donald Trump “kris” miqësinë e Ramës me Alex Soros!

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump “kris” miqësinë e Ramës me Alex Soros!

Duke parë atë që po ndodh me personat që i dalin kundër presidenti të SHBA-ve, nuk mund t’i vëmë faj Ramës që “braktis” Alex Sorosin.

Dyshja, dikur e pandarë e samiteve ndërkombëtare  Alex Soros-Edi Rama, duket se nuk i kanë punët mirë bashkë, ose të paktën ashtu po mundohen ta shesin për botën jashtë.

Edhe pse të dy ndodhen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rama nuk ishte në foto e shpërndara në rrjetet sociale nga Alex Soros. Ky i fundit kishte shkrepur foto me personalitete të ndryshme evropiane, por jo me kryeministrin shqiptar.

Një veprimi që ngre dyshime për shkak se në çdo samit apo konferencë që shkonin të dy, Sorosi nuk linte pa postuar ndonjë foto ekskluzive me Ramën.

E fundit ishte më 23 janar në “Forumin Ekonomik” në Davos të Zvicrës, ku Alex Soros pozonte me Ramën, në një postimi të publikuar në rrjetin e tij social në “X”.

Por ardhja e Donald Trump në pushtet duket se i ka ndryshuar gjërat dhe miqësia e dy të “pandashmëve” duket se ka pësuar “krisje”. Trump dhe administrata e tij kanë sulmuar fuqishëm fondacionet e George Soros që tashmë menaxhohen nga i biri.

Mesa duket, Rama në përpjekje për të mos rënë në listën e “armiqve” të Trump, ka vendosur që ta spostojë Alex Sorosin nga rrethi i tij i ngushtë. Duke parë atë që po ndodh me personat që i dalin kundër presidenti të SHBA-ve, nuk mund t’i vëmë faj Ramës që “braktis” Alex Sorosin.

Edhe kreu i opozitës, Sali Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, pak ditë më parë tha se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros, djalin e George Soros.

Kukulla e Xhorxh Soros heq të gjitha fotot me Aleks Soros në instagram! Megjithatë, Aleks vijojnë t’i ketë ato”, shkroi Berisha.

Ndërkohë që të njëjtën gjë e përmendi edhe gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit dy ditë më parë.

Le t’i fshijë 100 herë fotot e Yuri Kim, Alex Soros dhe Blinken në mediat e tij. Rama është damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Xhorxh Sorosit”, tha Berisha në Kuvend.

Megjithatë, vlen të theksohet se e gjitha kjo mund të jetë thjeshtë një skemë për t’iu hedhur hi syve Administratës së Trump, ose për të impresionuar presidentin e SHBA-ve që i ka shkëputur marrëdhëniet me të. Në të kundërt, Rama nuk bën dot pas Sorosin, pasi të gjithë e dinë se ai e gëzon këtë pushtet falë tij./Pamfleti

Lini një Përgjigje