TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2025, 14:49

A do kandidojë në Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

Shkruar nga Pamfleti
A do kandidojë në Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha  se pas arrestimit të Erion Veliajt bashkia e Tiranës duhet të shkojë në zgjedhje urgjent.

E pyetur nëse e konsideron mundësinë e kandidimit për në krye të kësaj bashkie, Tabaku u shpreh se puna e saj është në Parlament dhe punën si zv.kryetare në bashkinë Tiranë e sheh si diçka të shkuar.

“Bashkia e Tiranës duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme menjëherë, se veç standardit ligjor është edhe ai moral, duhet që kreu i bashkisë t’i shkojë drejtësisë në fund pa asnjë lloj pushteti. Unë e shikoj veten time në parlament, bashkia e Tiranës është diçka e shkuar për mua, është një eksperiencë shumë e bukur puna si zv.kryetare e bashkisë. Sa të kemi mundësi do punoj për qytetarët e Tiranës, por për mua beteja tashmë është në parlament”, tha Tabaku në një intervistë për Euronews Albania.

jorida tabaku pd

Lini një Përgjigje