TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2025, 12:50

"Nesti Angoni kontrollonte telefonat, avionët, çdo gjë", Berisha zbulon prapaskenat e arrestimit të Veliajt: Dosja erdhi nga Fieri

Shkruar nga Pamfleti
"Nesti Angoni kontrollonte telefonat, avionët, çdo
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha e cilëson kryebashkiakun e Tiranës si njeriun e tretë më të korruptuar në vend pas Kryeministrit Rama dhe Zv/kryeministres.

Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se sipas tij, dosja kundër kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt është qeveritare.

'Vetëm një muaj më parë, Arben Ahmetaj deklaroi se Erion Veliajt i diktoi me presion të madh Edi Rama të firmosë të gjitha dokumentet. Pra, Erion Veliaj nuk u penalizua, nuk u mor në hetim për këtë aferë, më flagrantja në historinë e vendit, vetëm e vetëm se kjo të çonte direkt te Edi Rama. Erion Veliaj, në një akt kriminal, nuk u akuzua, nuk u penalizua për aferën e 5D, aferë e cila është modeli i vjedhjes 100 përqind të parave publike nga zyrtarët, nga drejtorët, nga Veliaj, nga Mazniku në Bashkinë e Tiranës. Me dokumente.

Pra, as për këtë jo, të cilën e paraqiti opozita. U fol, dokumente nuk ka. Prokuroria ka dokumente që punonjës janë shprehur se hoteli është i Lali Erit, por të tjerë kanë raportuar se në hotel, aksioner kryesor është Olsi Rama. Cila është arsyeja pse Skapi i partisë nuk ngriti asnjë akuzë për Veliajn dhe Maznikun në këtë aferë? Vetëkuptohet, nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse interesa të klanit më epror mafioz të Shqipërisë, klanit të Edi Ramës.

Vijmë tani tek dosja për të cilën u arrestua Erion Veliaj. Kjo ishte një dosje shtetërore të dashur miq.Nesti Angoni nuk ishte një qytetar privat. Nesti Angoni nuk ishte opozita, që do donte të ishte, por nuk ishte. Nesti Angoni ishte Danjoli i Sherkës, një personazh i Rexhep Qosjes, i cili regjistronte telefonatat e Erion Veliajt, i cili survejonte takimet, udhëtimet e Velicës dhe të Erionit, hotelet ku flinte në Vjenë. I cili survejonte Klotildën tek takohej me Velicën ose bashkëpunëtorë të saj.Nesti Angoni, pra ishte në fakt shteti vetë.Nesti Angoni kontrollonte telefonat, kontrollonte avionët, kontrollonte doganat, kontrollonte blerjet online, komunikimet online, kontrollonte çdo gjë. Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri. Dosja është qeveritare.", tha Berisha.

Lini një Përgjigje