TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2025, 21:42

A do i hiqet ‘non grata’ Berishës nga SHBA? Mediu: Do verifikohet a ka apo jo fakte

Shkruar nga Pamfleti

A do i hiqet ‘non grata’ Berishës nga SHBA? Mediu: Do

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, u shpreh se nga zyrtarë të lartë në Uashington do të verifikohet se si është shpallur ‘non grata’ Sali Berisha dhe nëse ka ose jo fakte e prova në këtë vendimmarrje.

Në emisionin ‘Log.’, Mediu u shpreh se Berisha do të kërkojë që t’i hiqet non grata, ndërsa ka deklaruar se nuk ka prova dhe fakte.

“Sali Berisha do kërkojë që të hiqet non grata për të, sepse sanksioni është pa baza dhe pa fakte, që kështu të mund të krijojë raporte normale me diplomatët amerikanë. Nuk ka të bëjë vetëm me LaCivita-n, por ka edhe rrugë të tjera. Për më tepër funksionarë të lartë në Uashington kanë kërkuar që të verifikohen faktet për sanksionimin që mund t’i jetë bërë Sali Berishës”, tha Mediu.

Ardhjen e Chris LaCivita si drejtues fushate për PD dhe aleatët e saj, Mediu tha se dëshiron të sjellë një frymë ndryshimi në vendin tonë.

Ai njoftoi gjithashtu së në Tiranë do të vijë edhe Tony Fabrizio, një tjetër republikan,i cili u angazhua në fushatën elektorale te Trump në vitin 2016 dhe në vitin 2024.

 “Ardhja e Chris LaCivita nuk ka qenë çështje financiare, por edhe qëndrim ndryshe i tij, që Europa të ndryshojë, pasi e majta e zhyti kontinentin në krizë. La Civita-n e sollëm ne. Kam njohur njerëz pranë LaCivita-s. Është dëshira e tij që të sjellë ndryshim në Shqipëri. Është marrëdhënie e menaxhimit elektoral, nuk është lobim. Është kualitet i lartë i menaxhimit të fushatës. Do të vijë edhe Tony Fabrizio”, tha Mediu.

Lini një Përgjigje