
Në emisionin ‘Të Pashoq’, analisti Milaim Zeka u pyet lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe si e parashikonte rezultatin.
Zeka tha se kishte bindjen se Edi Rama do të fitonte edhe një tjetër mandat. Ai tha se misioni i Edi Ramës është futja e Shqipërisë në BE. Zeka shtoi se Rama është lideri i parë politik që Shqipërisë i ka dhënë një imazh tjetër ndërkombëtar.
“Opozita nuk e bind qytetarin e Shqipërisë, nuk po tregon se ka një platformë ndryshe, strategji ndryshe. Këtu dëgjon vetëm akuza. Do të ishte mirë që partitë e reja të fuqizoheshin, të kishim një opozitë të fuqishme.
Qytetarit shqiptar nuk ia ndjen fare se Sali Berisha ka marrë atë strategun e Trump për zgjedhje. Shqipëria nuk po vuan për spektakle, po vuan që të bindë atë qytetarin e thjeshtë sepse duhet të votojë opozitën. Ky që ka ardhur vjen për spektakle dhe këtu ka pasur gjithmonë spektakle.
Gjithashtu mendoj se në zgjedhje nuk ndikon fare as arrestimi i Veliajt, pasi këtu të gjithë janë të arrestuar. Ilir Meta është i arrestuar, Sali Berisha është në gjykim”, tha Zeka.
I pyetur nëse mendon se ish-Kryeministrit Sali Berisha do t’i hiqet ‘non grata’ nga SHBA, ai tha se me aq sa e njeh mënyrën se si funksion shteti amerikan, ‘non grata’ nuk do t’i hiqet.
Lini një Përgjigje