
“Nesti Angoni” vijon të mbetet një personazh mister, i cili u artikulua për herë të parë nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.
Gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak, Veliaj u shpreh “personi Nesti Angoni nuk ekziston, por të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson, çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Megjithatë, pavarësisht se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues”.
Por cili është Nesti Angoni? Pas arrestimit të Kryebashkiakut të Tiranës me urdhër të SPAK janë hedhur shumë dyshime se kush fshihet pas këtij personazhi.
Ndërkohë gazetari Ardit Rada nga studio e News24 tha se SPAK ka detyrimin të sqarojë para opinionit publik se kush është Nesti Angoni dhe nëse është ministër, funksionar politik apo i burgosur…
“SPAK ankohet për furgonin e policisë se e penguan mbështetësit e Veliajt para GJKKO, pyetja e parë që shtrohet është pse Berisha shkonte në GJKKO me makinë private dhe jo me makinë policie. Nuk respektoi arrestin shtëpiak, priste në shtëpi 10-20 njerëz në ditë. Nuk reagoi SPAK.
Nuk rrinte policia. Heqja e arrestit shtëpiak u bë sipas arsyetimit të GJKKO se është para zgjedhjeve dhe duhet për fushatë. Kur ia heq një deputeti që vetë ka marrë 7 mijë vota 6 muaj para zgjedhjeve, pse e arreston këtë tjetrin 2 muaj para zgjedhjeve që ka 160 mijë vota? SPAK ka patur detyra shumë të rëndësishme përpara. Mund ta gjente edhe Adriatik Llallën në Romë në takimet e Sali Berishës.
Edhe Arben Ahmetajn që nuk e gjejnë, por në fakt e gjen një gazetar gjithmonë. SPAK duhet të zbatojë të njëjtin standard. Reaksioni politik është normal sa kohë SPAK është produkt i politikës. Erion Veliaj është sulmuar për dyshin e PS? Dua të di kush është treshi? Garat bëhen për vendin e parë. SPAK duhet të sqarojë se kush është Nesti Angoni? Është ministër? i burgosur?”, shprehet Rada.
Lini një Përgjigje