TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2025, 13:49

"Do të vijmë në Surrel"/ Rama sherr me Berishën: "Bufi i Kënetës" i rrezikshëm, helmues dhe zvarranik

Shkruar nga Pamfleti

 

"Do të vijmë në Surrel"/ Rama sherr me Berishën:
Rama dhe Berisha

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama, në deklaratat e tij publike i referohet kreut të Partisë Demokratike si "bufi i Kënetës".

Në një postim në Facebook, Rama ditën e sotme ka dhënë edhe shpjegimin se çfarë është "bufi i Kënetës".

"BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit", shkruan Rama.

Ky reagim vjen pasi Sali Berisha paralajmëroi sot kryeministrin Edi Rama që të mos guxojë të protestojë para institucioneve të drejtësisë së re, ka ardhur dhe reagimi i kreut të qeverisë.

Kjo referuar, qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë që u mblodhën para këtij institucioni në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas Berishës, në rast se kjo gjë përsëritet, opozita do të kundërpërgjigjet me protestë e cila thekson ai “do jetë përfundimtare për Ramën”.

Më tej, ai njoftoi se PD do të dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, drejtorin e  Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe kreun e qeverisë. Kryedemokrati tha gjatë konferencës për mediat se “policia nuk ndërmorri asnjë veprim teksa rrogtarë të bashkisë godisnin makinat e gjykatësve”. “Akt i paprecedentë, i pashembullt!”, tha ai.

“Po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel!”, i përsëriti kryeministrit Rama.

Kujtojmë se lidhur me protestën në fjalë kanë nisur veprime hetimore, ndërsa GJKKO e ka cilësuar sjelljen e Policisë së Shtetit si ”të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore”.

 

 

Lini një Përgjigje