TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2025, 12:35

“Mos guxo”/ Berisha paralajmëron Ramën: Po vazhdove kështu, popullin do e kesh në Surrel!

Shkruar nga Pamfleti
“Mos guxo”/ Berisha paralajmëron Ramën: Po vazhdove
Sali Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që “të mos guxojë për protestë tjetër para SPAK”. Kjo referuar, qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë që u mblodhën para këtij institucioni në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas Berishës, në rast se kjo gjë përsëritet, opozita do të kundërpërgjigjet me protestë e cila thekson ai “do jetë përfundimtare për Ramën”.

"Me këtë akt, Edi Rama dhe banda e tij, organizata e tij kriminale që kryeson, u dëshmuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ata pranojnë një drejtësi që shtrihet tek këmëbt e tyre, që u nënshtrohet atyre.
Kurrë nuk kam lexuar, nuk kam dëgjuar, që një shtet, përveç narkoshteteve që të kenë një qëndrim të tillë, të kryejnë akte të tilla ndaj institucioneve të një pushteti tjetër, që në Kushtetutë dhe në parim ndërkombëtar duhet të jetë i pavarur. Janë tejkaluar të gjitha normat.

Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirre protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty. Po shkojmë drejt zgjedhjeve, ki kurajën të përballesh me votën e shqiptarëve, por sulmi që bëre, tejkalove El Çapon, Toto Rinën dhe çdo kriminel në pushtet dhe jashtë pushteti që ka ekzistuar gjer sot", u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje