
Kreu i PD Sali Berisha mbajti një qëndrim të pazakontë ndaj Prokurorisë së Posaçme, teksa tha se protesta e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para SPAK dhe GJKKO ishte një sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë.
Berisha tha se ajo ishte një protestë e ogranizuar nga Rama.
"Dje qytetarët ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara. Sulmi kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga instiucone të narkoshtetit. Dje ishte puntata më kulmore e Narcos në Shqipëri. Protestë e organizuar nga Rama dhe qeveria e tij, rrogëtarë të shtetit, policë me dhe pa armë. Rrethuan për orë të tëra Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale. Mbajtën të ndryrë në gjykatë, gjykatës dhe punonjës të administratës së gjykatës. Sulmuan si banditë makinat e tyre. U sollën sikur ato të ishin institucionet e pushtuesit. Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar. Të kërcënosh me jetë gjykatësit, është një apel për çdo shqiptar, dëshmon se je i gatshëm të përdorësh cdo mjet anti demokratik", tha Berisha.
Lini një Përgjigje