TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 22:45

Listat e kandidatëve/Berisha tregon se ku do renditet dhe kandidojë Ilir Meta

Shkruar nga Pamfleti

Listat e kandidatëve/Berisha tregon se ku do renditet dhe kandidojë

Duke iu referuar deklaratave të Sali Berishës që të gjitha partitë të bashkohen, drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu e pyeti kryetarin e opozitës për koalicionet ndaj të cilave ai u tregua plotësisht i hapur.

Berisha sqaroi edhe pozicionin e Ilir Metës në lista duke thënë se ka mbështetjen e plotë dhe duke qenë se s’mund të bëjë fushatë nga burgu, do të përfshihet në listat e mbyllura.

"Ne jemi të hapur për të gjitha partitë që duan të bashkohen në një front opozitar kundër kësaj të keqeje të madhe që i ka rënë Shqipërisë", tha kreu demokrat.

Përfshirë Agron Shehajn? Përfshirë Adriatik Lapajn?

Sali Berisha: Të gjithë nuk përjashtohen, përveç një personi që e përjashton veten vetë ai, që të gjithë të  tjerët pa përjashtim.

Për Bashën e keni?

Sali Berisha: Balla, Basha janë bërë një tani.

Ilir Meta, çfarë pozicioni do të ketë në listat tuaja?

Sali Berisha: Ilir Meta do të finalizohet koalicioni dhe absolutisht ka mbështetjen e plotë dhe totale të opozitës shqiptare. Ai është një i burgosur politik.

Do të jetë në listat e zgjedhjeve?

Sali Berisha: Pa diskutim.

Te listat e mbyllura?

Sali Berisha: A mund të bëjë fushatë nga burgu? S’mund të bëjë fushatë nga burgu, po të ishte jashtë burgut s’pranonte të futej në lista të mbyllura se bënte fushatë.

Ka zëra se ju mund të udhëtoni para zgjedhjeve të 11 majit në SHBA. Sa të vërteta janë këto?

Sali Berisha: Nuk kam dijeni për këtë unë. Unë po punoj ditë e natë me këta se nuk është vetëm ky, janë edhe të tjerë shumë, shumë të fuqishëm me të.

Lini një Përgjigje