
Ish-shefi i fushatës së Donald Trump Chris LaCivita ka treguar se përse pranoi të punojë për opozitën shqiptare. Në një intervistë për Çim Peka në Syri Tv, ai tha se nuk ka qenë problem për të fakti që Berisha është “Non Grata”.
-Kur kishit parasysh këtë CV të zotit Berisha, përveç ngjashmërisë me presidentin Trump, fakti që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a ju bëri të hezitonit?
LaCivita: JO. Në fakt, pikërisht këto elemente e bënë kaq tërheqëse këtë garë dhe këtë mundësi. Në qoftë se kemi të bëjmë me të njëjtët persona të cilët e ndoqën penalisht Donald Trump-in, janë ata të cilët po ushtrojnë këto përndjekje ndaj shumë personave të tjerë, ndaj Berishës, personave të tjerë politikë këtu dhe në vende të tjera... prandaj ne duam t’i ndihmojmë konservatorët që t’i japim fund kësaj praktike.
Sikurse jam shprehur shpesh, që nga mesi i janarit, me Donald Trump-in, që kurse ai bëri betimin për në Shtëpinë e Bardhë, dhe si u bë president i Shteteve të Bashkuara... ne kemi një proverb në Amerikë, do të thotë kemi një sherif të ri në qytet. Dhe Donald Trump-i është sherifi i ri. Dhe kjo gjen zbatim jo vetëm në skenën amerikane, por edhe në arenën dhe skenën botërore. Janë të shumta çështjet të cilat i shpreh opozita, me të cilat është dashur të përballet, por këto i takojnë të shkuarës, sepse gjërat së shpejti do të ndryshojnë...
Lini një Përgjigje