TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 19:54

“Vajti çyryku i PD-së...”, Romeo Kara: Berisha mjeshtër i prapaskenës! Pas fyerjeve në Parlament, dilte e zgërdhihej pa pikë turpi

Shkruar nga Pamfleti
“Vajti çyryku i PD-së...”, Romeo Kara: Berisha
Berisha pas seance 'muhabet' me Gjiknurin

Juristi Romeo Kara komentoi në një studio televizive dhunën e sotme në parlament, teksa Flamur Noka tentoi të gjuajë me shishe ministrin Taulant Balla dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Kara thekson se SPAK duhet të reagojë, pasi ata deputetë të PD-së janë të papërgjegjshëm, teksa Berisha menjëherë pas këtyre zënkave doli nga parlamenti duke qeshur.

Pamjet e dhunës, vajti çyryku i PD-së Mul Noka, janë të papërgjegjshëm. SPAK duhet të reagojë. Berisha është mjeshtëri i prapaskenës. Pasi ka dalë nga parlamenti ka bërë shakara, është zgërdhir pa pikë turpi. Është faji i drejtësisë që kemi atë Berishë aty. Ai ka testuar, njerëzit që kanë ikur nuk e duan komplet establishmentin. Janë të predispozuar për të votuar për Ramën. Mendoj se do votojnë ato që nuk i leverdisin”, tha ai në “Report Tv”.

 

Lini një Përgjigje