TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 17:54

“Je njeriu që më shkarkove nënën dhe babanë brenda një ditë”, Gjylameti nuk ja përton Berishës: Stop me këtë gjuhë, je gjysh dhe baba i një vajze

Shkruar nga Pamfleti

“Je njeriu që më shkarkove nënën dhe babanë

Seanca e sotme parlamentare u karakterizua nga debate dhe përplasje. Protagonist ishte sërish Sali Berisha, i cili u përplas me deputetët e PS, duke i sulmuar dhe akuzuar.

Ishte deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ajo e cila reagoi e revoltuar nga gjuha e Berishës. Po ashtu ajo ka treguar një episod se si Berisha ja kishte shkarkuar nga puna të ëmën me të atin.

Doktor i dashur, do të them i dashur për shkak të moshës që ke. Replikën e parë që kemi pasur së bashku daton nga 2014. Unë nuk kisha shumë që kisha hyrë në këtë parlament dhe kur të jam ngritur, të jam ngritur e martuar Doktor, dhe replikën e parë e kemi pasur për gjuhën e papërshtatshme të një zotërie në moshë kundrejt zonjave, dhe të jam ngritur këtu afër.

Dhe një gjë që  mbaj mend nga pamja jotja, ka qenë ajo pamja e frikësuar që në një grua t'u afrua për të të thënë stop me këtë gjuhë se nuk i shkon as moshës, as thinjave, as babait të një vajze, as gjyqit të mbesave, por e as njeriu që kur erdhi në pushtet erdhi për fjalën e lirë, për demokracinë.

Dhe ndërkohë Doktor një gjë dua të them, sot do të ngrihem për atë gjë unë të thashë pak më parë dhe vazhdoj ta them, gjuha që përdor është gjuha më  e turpshme për moshën që je”, iu drejtua Gjylameti, teksa më tej solli në Kuvend edhe shkarkimet që Berisha i ka bërë në familje në kohën kur dhe ishte në pushtet.

Nga tjetër po të them një gjë, bashkëshorti im quhet Kostika Gjylameti dhe në familjen time ti nuk je mbajtur njeriu i drejtë, korrekt. Je njeriu që më shkarkove nënën dhe babin brenda një ditë. E përmendje vjehrrin tim, këtu dhe më përmendje mua si pjesë e nemoklaturës, je ti që më ke përmendur babain”, tha Gjylameti.

Lini një Përgjigje