TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 14:59

'Ramën e kanë zënë gjëmitë', Berisha kërcënon kryeministrin: Çanta dhe telefoni im janë minierë ari, janë 1 mln përgjime!

Shkruar nga Pamfleti
'Ramën e kanë zënë gjëmitë', Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ditën e sotme para oborrit të Parlamentit, ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se 'çanta dhe telefoni i tij janë një minieri ari', teksa seanca plenare u ndërpre pas kaosit dhe incidenteve në sallë.

Ai denoncoi kryeministrin Rama se po i bën presion drejtësisë, teksa lexoi mesazhe të ndryshme nga dosjet penale të SPAK (për të cilat tha se janë 1 milion faqe e përgjime të partnerëve të shumtë), ku bëhej fjalë për Taulant Ballën në dosjen “Toyota” dhe Edi Ramën për lidhjet me Erion Veliajn.

Berisha tha se ‘i kam aty të gjitha në çantë’, teksa iu referua materialeve që sipas tij prokurori s’i ka përfshirë në dosjen e kryebashkiakut, si dhe në telefon ku nisi të lexonte mesazhet. I ngacmuar nga gazetarët, ai tha se “telefoni im është minierë ari, çfarë nuk ka aty”.

“Partnerët kanë 1 milion faqe përgjime, me numra dosjesh nuk i kam. Kjo është publike. E kemi një edhe për Ramën. Mesazhi që i dërgon në 2005-ën numrit 1 të krimit të organizuar. Dëgjo këtu, pyll nxjerr pasqyra. Zbërtheni kodin, në qytet nxjerr pasqyra, në det nxjerr pasqyra. Ku e di ai që e mban në dorë?! S’o e lehtë, ka përdorur dialekt. Këtu ai, në këtë material që në vitin 2005, ekziston edhe Veliaj. Kjo shkresë ekziston në Prokurori. Prandaj kërcen Edi nga sevdaja këto ditë! Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan. Sot në sytë e botës, Rama është një kukull mjerane e Soros.”, deklaroi Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje