TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 14:56

"O Sali, ku i gjete 500 mijë eurot që pagove për të hequr non-gratën në Londër", fjalimi i Ballës që irritoi Flamur Nokën në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

"O Sali, ku i gjete 500 mijë eurot që pagove për të

Seanca plenare në Kuvend u karakterizua nga tensione të shumta, aq sa degradoi deri në dhunë. Flamur Noka tentoi të godasë ministrin Taulant Balla e kryetaren e Kuvendit me shishe uji. Por, pse u irritua Noka?

Para këtij incidenti të rëndë, ministri Balla po i përgjigjej akuzave të Berishës sipas të cilit ministri Manja ka marrë 500 mijë euro nga çunat e Londrës.

Por, Balla i kujtoi Berishës 500 mijë eurot që ka paguar zyrën e avokatisë për t’i hequr non gratën në Londër, zyrë e cila sipas Ballës mbron kriminelët serbë kundër UÇK. Kjo si duket irritoi Nokën, i cili me ta dëgjuar këtë deklaratë u ‘turr’ drejt Ballës dhe e sulmoi me shishe uji.

“Më 11 maj do regjistrosh humbjen më të thellë, sa ajo e ‘97 do të duket lule. Ju të tjerët që ju rren mendja se me primare do ju fusë ky në listë, ju s’do plotësoni dot listën e mbyllur. Janë 47 vende në listën e mbyllur ju nuk kapni dot 35 vende. Meqë bëni këtu llogaritë. O Sali, dëgjo këtu. Bëre llogaritë  e Veliajt, sa për ato llogari, ato deri më tani janë dyshime. O Sali jep përgjigje popullit thuaj ku i ke gjetur ti, 500 mijë euro në Londër të zyra avokatare që mbrojnë kriminelët serbë kundër UÇK. Thuaj cik shqiptarëve ku i ke gjet 500 mijë euro, meqë akuzon Ulsiun, apo t’u kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe ja faturove Ulsiut. Nuk paguan qeveria shqiptare fature avokatie. PS do vijojë të ketë standard, çdo i akuzuar avokatin ta paguajë vet, por prezumimi i pafajësisë është element kryesor”, tha Balla.

 

Lini një Përgjigje