
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën plenare, ndërsa ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të hënën e 16 shkurtit, në orën 10:00.
Teksa pritej që të votohej për ndryshimet në kodin zgjedhor, në Kuvend pati tensione dhe debate të shkaktuara nga opozita.
“Informohem nga shërbimet e Kuvendit, se kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre në mënyrë krejt të paarsyeshme, për shkak të situatës së krijuar, akteve të dhunës të përsëritura dhe të tjera probleme të rënda të mbarëvajtjes së seancës për shkak të dhunës së ushtruar kjo seancë shtyhet për të hënën në 10:00 në mëngjes. Dhe uroj shumë që të hënën në orën 10:00 të vini me mend të tjera dhe të respektoni qytetarët që na kanë votuar dhe t’i kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimeve siç na takon”, tha Spiropali.
Spiropali iu drejtua opozitës, duke thënë se uron që të hënën të vijnë me mend të tjera.
“Uroj shumë që të hënën në 10 të vini me mend tjetra, të respektoni qytetarët që na kanë votuar. Ti kthehemi normalitet”, u shpreh Spiropali.
Në seancë pati edhe dhunë, teksa deputeti demokrat, Flamur Noka shtyu punonjësit e gardës dhe iu ministrit Taulant Balla, në drejtim të të cilit hodhi edhe një shishe me ujë.
Lini një Përgjigje