
Kreu i selisë blu, Sali Berisha, foli për të disatën herë nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar kundërshtarët dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion.
Berisha implikoi ministrin Ulsi Manja për 500 mijë euro të sjella nga Anglia sipas tij nga “çunat e Londrës”.
Më tej kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kthimin e tij në Parlament.
“E kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri. Është e regjistruar, se Ulsi Manja i janë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Përveç 500 mijë euro që i kanë dërguar çunat, Ulziu (ia ngatërron mbiemrin qëllimisht) kërkon çantën Luiz Vuton. Velica nuk është fyerje, në dialektin toskërisht ka marrë mbiemrin e atij, po që e shoqja e Veliajt të ketë blerë rroba e bizhuteri sa e shoqja e Asadit. 100 mln euro djegësi i Tiranës.
Zonja kryetare, të vij urgjent Edi Rama në Parlament dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme. Prisni se do ketë të tjera gjëra. Do ketë zhvillime. Unë jam njeri që respektoj, nënat motrat e bashkëpunëtoreve të mia. E patë se si shpërtheu, prisni, do ketë të tjera”, u shpreh kreu i PD.
Lini një Përgjigje