TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 13:22

Përplasje të forta në Kuvend, Bardhi-ministrit: Ti s’e arrin 11 Majin, Rama së shpejti në pranga!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje të forta në Kuvend, Bardhi-ministrit: Ti s’e
Gazment Bardhi

Ditën e sotme seanca e Kuvendin është kthyer në një arenë sherri dhe përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua ministrit Taulant Balla duke i thënë “se nuk do e arrijë ditën e zgjedhjeve”.

“Të garantoj që ti nuk e arrin 11 Majin! Në ka një budalla mbi këtë tokë, ai je ti. Dhe mos guxo t’u thuash më demokratëve budallenj dhe ti që je atje, ndërhyn ti…U tha demokratëve budallenj një budalla i certifikuar! Të vish si anëtar këshilli bashkiak dhe të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, që sot është në burg me prova. Në asnjë dosje tjetër s’ka pasur prova sa çfarë ka në rastin e kryetarit kriminel të bashkisë Tiranë.”

Nga foltorja, Bardhi kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkarkojë menjëherë nga posti i kryetarit të bashkisë Tiranë Veliajn.

Ai theksoi se “Rama do ketë të njëjtin fat” si Veliaj.

 

gazment bardhi balla rama spak

Lini një Përgjigje