TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 13:12

Kuvendi sallë sherri, Manja-Berishës: Të kam zili si t’ka ardhë pleqnia

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi sallë sherri, Manja-Berishës: Të kam zili si t’ka
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, duke iu drejtuar kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend, tha se “e ka zili këtë të fundit për mënyrën si i ka ardhur pleqëria”.

“Për zotin Sali, të kam zili se si të ka ardhur pleqnia, por jo jeta. Ngrihesh në mëngjes, bën stërvitjen e mëngjesit se je doktor dhe mban trupin në formë. Në 9 mbaron mëngjesin dhe pastaj nga ora 10 deri në 2 ke orarin e humorit me grupin parlamentar dhe miletin. Me ata që të besojnë. Si bloger fillon e u flet për fustane, parfume, çanta, prerje eurosh, me thashetheme. Pastaj del jo te qytetari dixhital, po me filxhan dixhital dhe pastaj shtyn orët deri në drekë. Ha drekë, i fut një gjumë mbasdite nja 1 orë e gjysmë dhe pastaj del deri në 8 me qytetarin dixhital. 80 vjeç me këtë axhendë është për të ta pasur zili, se mosha jote dalin e merren me nipër e mbesa. Ndrysho oraret pak se një pjesë e këtyre nuk ngrihen në të njëjtën orë që çohesh ti”, i tha Manja Berishës.

ulsi manja

Lini një Përgjigje