TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 12:56

Plas keq në Kuvend, deputeti i PD heq rripin e pantallonave dhe tenton të godasë Ballën në foltore

Shkruar nga Pamfleti
Plas keq në Kuvend, deputeti i PD heq rripin e pantallonave dhe tenton
Moment nga përplasja

Vijojnë tensionet dhe debatet në seancën e Kuvendit...

Partia Demokratike ka tentuar të bllokojë foltoren gjatë seancës së sotme plenare, teksa ka marrë fjalën ministri Taulant Balla.

Ndërkohë, deputeti Petrit Doda ka hequr rripin e pantallonave dhe ka tentuar të godasë Ballën. Më pas, ai është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin. Pavarësisht se foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ligjvënësi demokrat arriti që të çajë kordonin dhe të shkulë mikrofonin.

Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja i dha fjalën ministrit, ndërsa demokratët protestuan. Në një moment tjetër, deputeti i PD Flamur Noka u përplas fizikisht me Gardën duke i shtyrë.

Gjatë fjalës së tij, Balla iu drejtua kolegëve opozitarë duke iu thënë se "Diaspora do i votonte kundër më 11 Maj", ndërsa u shpreh se Berisha po i përdor për interesa personale. Më pas, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe të tjerët, duke u grupuar para foltores. 

Pjesë nga diskutimi:

Spiropali: Mos bëni skema këtu se e keni marrë fjalën sa herë keni dashur. Uluni në vend se do ndërpres seancën

Balla: E kuptoj shumë mirë dhimbjen që ka filluar të ndjejë opozita se po vjen 11 maji. Aq thellë do t andjeni dhimbjen sa më 11 maj të gjitha humbjet e tjera që keni pasur do ju duken lule. Hapu pak. Njeriu duhet të bëjë njëherë llogaritë e veta. Ja këta janë qesharakët

Spiropali: Uluni në vend që të diskutojmë me diskutimet. Uluni në vend!

Balla: Jeni qesharak që ju përdor ai plaku, bufi i kënetës, ta harroni ju! Ne do ju mundim më thellë se asnjëherë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh më mirë.

Plas keq në Kuvend, deputeti i PD heq rripin e pantallonave dhe tenton

Lini një Përgjigje