TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 12:14

“Ju keni Gucci, Prada, ne vetëm fjalën”/ Spiropali batuta me Sulën: Edhe ju nuk visheni keq!

Shkruar nga Pamfleti

“Ju keni Gucci, Prada, ne vetëm fjalën”/ Spiropali batuta

Deputeti Dashnor Sula është përfshirë në debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Deputeti PD i është drejtuar Spiropalit duke i thënë se “ne kemi fjalën e lirë ndërsa ju markat luksoze ‘Gucci’ dhe ‘Prada’. Ajo i është përgjigjur me ironi duke i thnëë se “edhe ju nuk visheni keq”.

Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.

Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje.

Spiropali: Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.

Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera.

Spiropali: Të kam parë, nuk vishesh keq as ti zoti Sula.

Lini një Përgjigje