TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 11:04

‘Sorry...sorry!’/ Gafa në Kuvend, deputeti ‘vret’ kolegët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha në Parlament: Ju zgjatet jeta

Shkruar nga Pamfleti
‘Sorry...sorry!’/ Gafa në Kuvend, deputeti ‘vret’
Asllan Dogjani

Deputeti demokrat Asllan Dogjani kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për rendin dhe sigurinë, vrasjet dhe veçanërisht vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër ditë më parë.

Por teksa kishte kohën 15 minuta për të folur pas ministrit të Brendshëm, ai nisi të përmenddte ngjarjet kriminale, atentatet dhe deri emrat e viktimave.

Por nuk i shpëtoi gafave gjatë leximit të emrave.

Fillimisht ai kujtoi vrasjen e një personi (Bujar Nasufit), por në lapsus tha “vrasja e Fadil Nasufit...”. në sallë për pak sekonda pati ilaritet, pasi Fadil Nasufi është deputet socialist në Parlament, i qarkut të Beratit, ish-kryebashkiak. 

Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë, jo në shqip, por në anglisht:

“Sorry, sorry....” (më vjen keq, ndjesë), tha ai.
Duke vijuar fjalën, teksa të qeshurat e kolegëve vijonin, Dogjani iu drejtua kolegut Nasufi:

“Fadil, do të të zgjatet jeta...”.
Por për të devijuar më tej vëmendjen, duke vijuar edhe batutat në parlament, Dogjani jo pa qëllim kujtoi edhe një ‘viktimë’ tjetër.

“Vrasja e Lulzim Bashës...”, tha ai dhe të qeshurat vijuan. Teksa shtoi: “Këtë e thashë për humor...”.
Më tej vijoi fjalën për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend dhe kujtuar emrat e viktimave në qytete.

asllan dogjani

Lini një Përgjigje