TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 10:47

"Ekzekutimet në shifra alarmante", Dogjani akuza ministrit Hoxha: Nuk kontrollon dot rendin

Shkruar nga Pamfleti

"Ekzekutimet në shifra alarmante", Dogjani akuza ministrit Hoxha:

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, mbajti fjalën në Kuvend, pas kërkesës së tij për interpelancë me ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha.

Dogjani tha se në vitin 2024 ekzekutimet në vendin tonë arritën në shifra alarmante, ndërsa shtoi se në vend nuk ka as siguri dhe as rend. Ai iu drejtua ministrit Hoxha duke e akuzuar se nuk ka forcë të kontrollojë rendin. Sipas deputetit, Ervin Hoxha është vënë në atë pozicion në mënyrë që kryeministri Rama të ketë kontroll të plotë.

“Një vajzë nga Gjirokastra i dha fund jetës se nuk ushqehej mirë, se nuk kishte një fustan të mirë si shoqet, u var se bullizohej. E vrau kreu i organizatës, e vrau Edi Rama se e la të varfër, të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësinë të ishte si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Sot duhet të kishte dhënë dorëheqje kryeministri dhe gjithë qeveria e tij. Var veten se shtetit, psikologia e shkollës nuk iu gjend.

Realiteti ka treguar se rreziku më i madh nuk buron vetëm nga organizata kriminale, por nga ai që i drejton. Vrasësi i vërtet jo vetëm dora që qëllon por edhe ai që i jep pushtet mafias. Para dy ditësh Rama përplasi tavolinën me grusht duke përdorur një fjalor banal. Sepse atë ditë mori vesh se këshilluesit i Trump erdhi në Shqipëri për të drejtuar fushatën e Berishës.

Ministër, ju nuk bëtë asgjë as për Martin Canin, as për 17-vjeçaren që vrau veten në Gjirokastër. Nuk keni forcë të kontrolloni rendin, jeni figurë e vendosur aty që kryeministri të kontrollojë gjithçka”, u shpreh Dogjani.

Lini një Përgjigje