TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 10:22

“Nuk ishin protestues, por simpatizantë”/ Tubimi para SPAK, ministri i Brendshëm tregon pse nuk ndërhyri policia

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ishin protestues, por simpatizantë”/ Tubimi para SPAK,

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar lidhur me situatën e krijuar një ditë më para SPAK, ku mbështetës të Erion Veliaj u mblodhën për t’i qëndruar në krah kreut të bashkisë Tiranë.

Në një komunikim për mediat para se të hynte në Parlament, Hoxha deklaroi se policia nuk ndërhyri për shkak se personat nuk ishin protestues, por simpatizantë.

Ai tha se aty ishte e pranishme garda, por punonjësit e tyre patën një moment vështirësie për shkak të grumbullimit të papritur.

“Në kushtet e një mase sigurie, policia e shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”, tha ministri Hoxha.

Lini një Përgjigje