TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 09:19

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama i tregon vijat e kuqe SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i  Erion Veliajt, Rama i tregon vijat e kuqe SPAK
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të radhës në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ka shfryrë sërish kundra SPAK, por sipas tij këto nuk janë sulme por thirrje për standarde.

Sipas tij, SPAK ka dalë nga shinat dhe nuk është Vatikani që nuk mund të sulmohet.

Shefi i qeverisë më tej i ka dërguar edhe një mesazh direkt SPAK, duke e kërcënuar se telefonini tij privat nuk preket.

“Merreni me mend sikur t’ju marrë dikush telefonin privat. Drejtësia duhet të hyjë vetëm për çështjen për të cilën po të heton. Ta shohi në praninë tënde jo të thojë ik. Ju bllokua gjithë jeta atij dhe jetonte jashtë. E ku ta kërkosh atë telefonin, mendojeni pra t’ju dalë dikush në rrugë t’ju thojë më jep telefonin dhe të të fusi. Të thojë kam këtë, po më thuaj këtë mos të nxjerr këtë. Po mirë mo SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikani kritikohet. Qeveria e Shqipërisë ka 100 e kusur vite dhe prap nuk është një institucion i pagabueshëm, këta 5 vjet janë, është e domosdoshme të dëgjojnë kritika, jo intimidim. Duan të hetojnë për Erion  Velinë, të hetojnë deri në fund.

Nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku duhet. Të provuar ama, jo ishte ti në avion… ne një mendere vend jemi njihemi. Ore zotëri, ne jemi një vend jo Gjermania Zvicra dhe Franca që i kanë sistemet bankare qëkur s’mbahet mend. Pjesa më e madhe nuk besojnë akoma te bankat se i ka tmerruar diktaktura. Dy janë djallzitë më të mëdha te kapitalizmit banka dhe taksat. Nuk deklaron njeri pasuri dhe të ardhurat mo, është fazë zhvillimi kjo. Si u bëka këtu historia të shkosh në të tilla, të kërkosh qime në sytë e tjetrit dhe të mos shohësh tranë. Punonjësit e shtetit nuk janë të gjithë nënë dyshimin e arsyeshëm se vjedhin. Kjo është logjika e qorrave në rrjetet sociale. Lufta kundër korrupsionit është luftë kundër korrupsionit. Vazhdoni shani ju. Nuk është PS forcë që ka shkatërruar Shqipërinë që i ka çuar shqiptarët deri në buzën e luftës civile, që ka inkurajuar skemat piramidale. Nuk mund të jetë PS një forcë politike të mos jetë kërkuese për standardet”, u shpreh Rama.

Përveç këtyre thirrjeve, Rama nuk ka kursyer as prokurorët, që sipas tij kanë të drejtë të çmenden, por jo gjykatësit.

“Dikush ka thënë një herë, prokurori ka të drejtë edhe të çmendet, por ekuilibrin mes palëve e mban gjyqtari, dhe në reformën në drejtësi vendosëm figurën e panjohur më parë të gjykatësit paraprak.
Këtu na është bërë gjykata si stërspeciale që rrit peshën e dënimit.
Edhe në kohën e sulltanëve gjyqtari ishte mbi opinionin e mbi sulltanin”, tha ai.

Në fund, shefi i ekzekutivit sqaroi se deklarata e tij nuk janë sulm ndaj SPAK-ut apo gjykatës, por një kërkesë e tij për standardet demokratike të drejtësisë, që si lider i shumicës votoi edhe pse cenohej ekzistenca qeverisëse.

“Si mund të quhet ky sulm ndaj SPAK-ut apo trysni ndja gjykatës që të ngresh një problem kaq parimor që ka të bëjë me kërkesën legjitime për një kryeministër, për mua si udhëheqësi i forcës që i ka dhënë jetë SPAK-ut përballë shumë armiqësive të mundshme se ju nuk i dini të gjitha, duke vënë në tavolinë ekzistencën qeverisëse: O votoni reformën, o rrëzoni qeverinë! Se nuk më intereson qeveria dhe të mos bëj unë kërkesë të tillë për standarde demokratike”.

edi rama spak

Lini një Përgjigje