TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 08:45

Arrestimi i Veliajt, Rama mesazh Altin Dumanit: Pa mua dhe PS s'ka SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Veliajt, Rama mesazh Altin Dumanit: Pa mua dhe PS s'ka SPAK!
Kryeministri Edi Rama

Pa mazhorancën dhe vetë atë, nuk ka SPAK, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në Facebook si i indinjuar për arrestimin e Erion Veliajt nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Në rubrikën ‘Sy m’sy’, në një lidhje live me komentuesit, shefi i qeverisë u ndal në ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. Rama tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.

“I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra, ky person ka bërë një dy tre dhe për këtë kërkoj dënim. I pandehuri është dikush që prokurori shkon në gjykatë dhe i thotë kam këto prova, fillo gjyqin. Pra ka mbledhur provat, nuk është e bindur për provat, kjo i dyshuari. I pandehuri është me prova.

A e dini ju që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur? Pra vetë prokuroria nuk është i gatshëm të kërkojë gjyqin, por ka dyshime të arsyeshme sipas tij, që nuk i ka ato prova”, tha Rama.

Më pas kryeministri tha se pa të dhe forcën e tij politike nuk ka SPAK dhe shigjetoi opozitën, duke thënë se bufi i kënetës (Sali Berisha), kërkon ta shkrijë.

Rama ka ngritur edhe një pikëpyetje për arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, duke thënë se tani bashkia më e madhe në vend ka ngelur pa drejtues.

“Trysni nga gjykatës si mund të quhet kur bëj një kërkesë legjitime për standardet demokratike. Ku thonë tironsit: U njohëm një cikë si shumë”.

Për çfarë janë të zgjedhurit, mish për top? Për një pushtet që e ndjeka veten aq të fuqishëm sa të ndërprerë kontratën e kryebashkiakut me qytetarët kur nuk ka as prova për gjyq, kush e drejton Tiranën? Kush?", tha shefi i qeverisë.

Lini një Përgjigje