TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 22:52

PD ndryshon kurs/ Pas arrestimit të Veliajt, Bardhit i “dhimbsen” gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

PD ndryshon kurs/ Pas arrestimit të Veliajt, Bardhit i

Pas arrestimit të Erion Veliajt, PD duket se ka ndryshuar kurs 180 gradë. Deri dje prokurorët dhe gjyqtarët ishin të kapur nga qeveria, por tani jo më.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi reagoi në rrjetet sociale për protestën para SPAK, duke ofenduar punonjësit e bashkisë.

Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.

Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambientet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegje shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë”, shkruan Bardhi.

 

Lini një Përgjigje