Gjyqtari Erion Bani nuk ka dalë akoma me një vendim sa i takon masës së sigurisë për Erion veliaj dhe të akuzuarit e tjerë.
Prej gati dy orësh ai është në Dhomë Këshillimi dhe do të duhet të vendosë nëse do të konfirmojë apo jo masën e sigurisë për kryebashkiakun, i cili është arrestuar me urdhër të SPAK.
Avokatët e Veliajt paraqitën para Gjykatës një garanci pasurore për lirimin e Veliajt. Ndërsa ata të Xoxës kërkuan heqjen e masës së arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin e saj me detyrim paraqitje.
Lini një Përgjigje