
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka folur sonte në "Te Pashoq" për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
-Si i keni parë reagimet e Partisë Demokratike për arrestimin e bujshëm të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj?
Lidhur me atë çfarë PD tha se u bë për të sfumuar lajmin e madh, mendoj se ka njëfarë lidhje me atë që SPAK arrestoi Veliajn për të eklipsuar marrëveshjen tonë me amerikanin e fushatës së Trump. Reagimet e PD vijnë sipas informacioneve që vijnë. Më mbrapa doli lajmi se nën hetim ishte edhe Klodilda Bushka. Unë nuk besoj se ajo nuk e dinte dhe nuk kishte informacion dhe e mësoi lajmi nga ekrani. Ka 1 vit që përflitet për arrestimin e tij, mos të harrojmë presionin e protestuesve para Bashkisë, i cili ka qenë permanent dhe arriti në një moment të tillë deri te arrestimi.
Edhe Edi Ramës do t’i vijë Radha. SPAK vepron nën presionin e qytetarëve, opinionit dhe të vërtetës. Ne nuk dimë aktakuzën dhe për çfarë është arrestuar Veliaj. Nëse Veliaj është arrestuar për blerjet online, për mua kjo nuk është korrekte por më tepër shoë. Ai duhet të hetohet dhe gjykohet për 5D, inceneratorin e Tiranës. Nëse janë këto t fundit akuzat, do të ketë një dënim më të rëndë.
-Çfarë roli ka Rama në gjithë këtë që po i ndodh Veliajt?
Roli i Ramës është ai që e ka shitur, pasi do të shpëtojë veten. Veliaj është kurban për interesat e veta, sepse ka frikë se do të flasë dhe do ta marrë me vete. I shërben që Veliaj të mendojë se po e mbron, se është në anën e tij madje sot sulmoi edhe Prokurorët, me qëllimin e vetëm që ai mos të flasë.
-A ishte Veliaj një emër për të pasur Ramën?
Edhe kjo është një arsye, që Veliaj të dalë nga skena politike por qëllimi i tij real ishte burgosja.
Lini një Përgjigje