
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama tha se nesër në mëngjes në rubrikën “sy më sy”, do të diskutojë mbi pavarësinë e drejtësisë dhe njëkohësiht nevojës për të ngritur zërin kur ka abuzime.
Ai theksoi se Shqipëria e 2030, do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur dhe që garanton standardet demokratike.
“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje