
Zbardhet udhëzimi i PD për primaret. Këshilli Kombëtar i PD është mbledhur për të diskutuar mbi këtë proces, i cili do të mbahet më 1 mars. Sipas dokumentit,
Udhëzimi parashikon që kandidatët për primare; vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qendrore të Partisë Demokratike.
Pasi demokratët të votojnë për kandidatët që duan te çojnë në Parlamentin e ardhshëm, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark. Më pas, kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.
Udhëzimi parashikon që në renditje do të ndikojë edhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, si dhe regjistrimi i diasporës për të cilët Berisha ka caktuar një kuotë, 300 emigrantë të regjistruar për çdo kandidat.
Udhëzimi pritet të hidhet në votë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Elementi interesant është se Berisha ka përjashtuar veten dhe drejtuesit e qarqeve nga procesi.
Lini një Përgjigje