
Partia Demokratike mban më 1 mars procesin e Primareve...
Partia Demokratike ka gati vendimin për mbajtjen e procesit të primareve. Ashtu sikundër flitej, Sali Berisha ka përjashtuar nga ky proces drejtuesit politikë në qarqe, të cilët duket se do të kenë një vend të sigurta në lista.
Vendimi pritet të miratohet sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sipas dokumentit, Primaret do të mbahen në rang qarku në datën 1 mars.
Drejtuesit politikë në qarqe që mbeten jashtë primareve dhe kanë një vend të sigurt në lista janë: Tirana – Belind Këlliçi; Durrës – Oerd Bylykbashi; Shkodër – Luçiano Boçi; Lezhë – Agron Gjekmarkaj; Fier – Gazment Bardhi; Elbasan – Tomor Alizoti; Korçë – Ivi Kaso; Kukës – Flamur Hoxha; Gjirokastër – Tritan Shehu; Vlorë – Bujar Leksaj; Berat – Eno Bozdo; Dibër – Xhelal Mziu.
Procesi i Primareve ka shkaktuar debate në PD. Disa figura kanë dalë kundër. Vetë Gazment Bardhi ka thënë disa herë se nuk ka kohë, teksa skeptikë kanë qenë edhe disa deputetë pranë tij, mes të cilëve dhe Jorida Tabaku.
Vetë Bardhi duket se ka siguruar një vend në listë, teksa duket se do të ketë një garë të fortë mes emrave të tjerë. Janë një pjesë e madhe demokratësh që kërkojnë të bëhen deputetë dhe duket se në primare do të shihet se sa mbështetje kanë në bazë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje