TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 15:32

Shou i Ramës me sulmet ndaj drejtësisë, reagon KLP: Të respektohet pavarësia e prokurorisë

Shkruar nga Pamfleti

Shou i Ramës me sulmet ndaj drejtësisë, reagon KLP: Të

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, është kujtuar dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të reagojë pas akuzave dhe sulmeve të Edi Ramës. Kryeministri ka 3 dit që po bën shou  me arrestimin e Erion Veliajt, duke dashur të tregojë se ‘ju dogj barku’, teksa po sulmon SPAK dhe gjyqësorin, duke i bërë më shumë dëm sesa po ndihmon kryebashkiakun.

KLP i cilëson të papranueshme deklaratat e tij, teksa kërkon të ruhet pavarësia e drejtësisë.

Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, shprehet KLP.

 

Lini një Përgjigje