TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 14:08

Nëse Trump do t’i dëbojë me forcë palestinezët do ketë sërish luftë

Shkruar nga Paolo Rossetti

 Nëse Trump do t’i dëbojë me forcë palestinezët do

Ky plan duket krejtësisht i pabazë. Nëse do të keni një projekt afatgjatë, për shembull 100-vjeçar, dhe do t’i linit palestinezët që ta zbrazin gradualisht territorin, edhe mund të funksionojë. Por ky nuk është një projekt që mund të zbatohet brenda pak muajsh, siç do të dëshironte Trump...

Hamasi e ka pezulluar procesin e lirimit të pengjeve, pasi beson se Izraeli e ka shkelur armëpushimin. Ben Gvir e dëshiron me çdo kusht rikthimin tek lufta. Në këto kushte, rezultati më i mundshëm i fazës së dytë të negociatave të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit do të jetë një konflikt i ri.

Nëse Trump do t’i dëbojë me forcë palestinezët do
Sherif El Sebaie /

Netanyahu nuk dëshiron të dëgjojë më për vazhdimin e bisedimeve për një paqe të mundshme ose të paktën për vazhdimin e armëpushimit. Nga ana tjetër, Sherif El Sebaie, analist egjiptian dhe ekspert i gjeopolitikës së Lindjes së Mesme, thotë se ideja e Trump për ta bërë Gazën “Rivierën e Lindjes së Mesme” (qoftë edhe duke e blerë), nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon synimet e kryeministrit izraelit. Por sipas tij dëbimi i palestinezëve nuk mund të ndodhë, pasi do të ketë reagim nga të gjitha ushtritë arabe dhe vendet e botës.

Hamasi e ka pezulluar lirimin e pengjeve të tjerë të shtunën, dhe hedh dyshime serioze mbi vazhdimin e armëpushimit. Në fakt, Netanyahu duket se ka vendosur ta rinisë luftën Si mund ta arsyetojë kryeministri izraelit këtë qasje?

Në kushtet aktuale, Netanyahu ka çdo lloj arsye për të mos e vazhduar armëpushimin. Atij i është lënë dorë e lirë nga presidenti Trump për ta zbrazur Gazën nga banorët e saj, dhe për ta shndërruar atë në rivierën e Lindjes së Mesme. Ndaj ai synon ta përfundojë këtë punë.

Atëherë, a ka gjasa të rikthehet lufta?

Absolutisht po. Deklaratat e Trump ishin realisht si benzina mbi zjarr. Madje, kur filloi faza e parë e këtij armëpushimi, ai vetë shfaqi dyshime nëse do të vazhdonte.

Boshatisja paqësore e Gazës nuk është e mundur, duke pasur parasysh vendosmërinë e palestinezëve për të qëndruar. Pra, të njoftosh se banorët duhet të lëvizin, është si të thuash se dëshiron t’i rikthehesh luftës?

Jo vetëm kaq, por ai synon të vazhdojë një spastrim, që në të gjitha aspektet do të ishte një krim lufte. Për më tepër, nuk është as e qartë se në bazë të cilave elemente të së drejtës ndërkombëtare, për të cilat Trump nuk ka asnjë konsideratë, Shtetet e Bashkuara do të merrnin kontrollin e Gazës.

Deklarata e fundit e presidentit amerikan, është se synon ta blejë Gazën…

Nuk dihet se nga kush do ta blinte. Kush do të ishte pronari, me të cilin do të arrinte marrëveshjen e shekullit në fushën e pasurive të patundshme?

A jemi në nivelin e propozimeve të tij për Grenlandën dhe Kanadanë?

Trump duket se është në mes të një morie pazaresh, dhe nëse dështojnë blerjet, ai ka të ngjarë të përdorë, të paktën sipas deklaratave të tij, forcën ushtarake. Për një president që u zgjodh me premisën se do të sillte paqen, dhe se SHBA-ja duhet të mendonte fillimisht për veten, ai përfundoi duke u përzier në problemin më delikat nga të gjithë: konfliktin izraelito-palestineze. Dhe e ka bërë këtë me “delikatesën” e një elefanti në një dhomë prej xhami.

Gjatë pjesëmarrës së tij në finalen e Super Bowl, Trump deklaroi: “Pengjet izraelite të liruara dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit. Nuk e di se sa mund ta durojmë këtë situatë. E dini, në një moment do ta humbasim durimin!”. Një konfirmim i nënkuptuar se do të rifillojë lufta?

Edhe palestinezët i janë nënshtruan një trajtimi shumë të ashpër nëpër burgje, veçanërisht që nga 7 tetori 2023 e në vazhdim. Kjo edhe sepse drejtuesit e burgjeve ishin elementët më ekstremistë të qeverisë izraelite. Sa i përket deklaratave për pengjet, ato në fakt duket se i hapin rrugën rikthimit tek armët.

Nga ana tjetër, do të jetë e pamundur që bregdeti i Gazës të përdoret për qëllime turistike, për sa kohë që Hamasi do të jetë i pranishëm atje. Do të kishte nga një sulm vetëvrasës çdo ditë në çdo resort golfi të ndërtuar nga Trump.

Pra, cili është skenari që mund të parashikojmë në këtë moment?

Nga sinjalet që po shohim deri tani, këto më duken si bisedime me një përfundim të paramenduar, pra që nuk do të çojë askund. Por s’duhet të nënvlerësojmë presionin nga familjet e pengjeve të mbetura. Do të ishte e pakuptueshme që të tjerët të lirohen ndërsa të dashurit e tyre të mbeten të burgosur të Hamasit.

Armëpushimi mund të zgjasë sa të lirohen të gjithë pengjet. Pastaj asgjë nuk do ta pengonte Izraelin të rifillonte luftën, të kapte të gjithë palestinezët që ka liruar dhe t’i kthejë në burg.

Nëse skenari ishte lufta, pse izraelitët i lejuan palestinezët të ktheheshin në Gazën Veriore dhe të largoheshin nga korridor Netzarim?

Duke mos pasur asnjë kundërshtim, ushtarak dhe ligjor, Izraeli nuk e shtron fare këtë si problem. Nëse një ditë do të duhet t'u kërkojë palestinezëve që të kthehen në jug ose të largohen nga Gaza, ai do ta bëjë këtë.

Dëbimi i palestinezëve në Jordani dhe Egjipt, është një plan që mbetet në letër, dhe i vështirë për t’u zbatuar. Lidhja Arabe e kundërshtoi ashpër. A do të duhet që amerikanët dhe izraelitët ta imponojnë atë me forcë?

Po, dhe kam frikë se do të duhet të jetë një forcë ushtarake. Ata s’mund ta bëjnë këtë duke ushtruar presion ekonomik, sepse dëbimi i palestinezëve e vë në rrezik stabilitetin dhe mbijetesën e qeverive të rajonit.

Pra problemi për vendet arabe është jo dhe aq mirëpritja e palestinezëve, sesa pasojat e ardhjes së tyre?

Po, sepse ekziston rreziku që organizatat militante të përdorin vendet në të cilat do të transferohen si baza për të kryer sulme kundër Izraelit. Jo vetëm kaq. Por gjatë historisë është parë se janë destabilizuar të gjitha vendet pritëse. Palestinezët kanë një kauzë kombëtare që duan ta avancojnë, dhe që shpesh bie ndesh me interesat e vendit që i pret.

Pra përtej deklaratave, në situatën aktuale, nuk duket se Trump mund të ketë ndonjë shpresë për të ndërtuar rivierën e tij në Gaza…

Ky plan duket krejtësisht i pabazë. Nëse do të keni një projekt afatgjatë, për shembull 100-vjeçar, dhe do t’i linit palestinezët që ta zbrazin gradualisht territorin, edhe mund të funksionojë. Por ky nuk është një projekt që mund të zbatohet brenda pak muajsh, siç do të dëshironte Trump.

A nuk ka në horizont ndonjë zgjidhje realiste për çështjen palestineze?

Jo, gjërat janë siç kanë qenë gjithmonë. Përndryshe çështja izraelito-palestineze, do të ishte zgjidhur shumë vite më parë./Përshtati Pamfleti nga “Il Sussidiario”

gaza trump palestinezë luftë

Lini një Përgjigje