TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 19:09

Pazari PD-PS për kreun e ri të RTSH, Kuvendi shkarkon nesër 11 anëtarët e Këshillit Drejtues

Shkruar nga Pamfleti

Pazari PD-PS për kreun e ri të RTSH, Kuvendi shkarkon nesër 11

Nesër në seancë plenare shkrihet Këshilli Drejtues i RTSH...

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord të shkrijnë Këshillin Drejtues të RTSH. Propozimi i ardhur nga Komisioni i Medias ka gjetur mbështetjen e të dyja forcave dhe nesër në seancë plenare, është futur në rend dite lirimi nga detyra i 10 anëtarëve bashkë me kryetarin Leka Bungo.

Ky vendim vjen pas akuzave dhe përplasjeve mbi garën për drejtor të RTSH. Pasi u bë shpallja, shfaqën interes 10 kandidatë dhe Këshilli Drejtues kaloi për votim vetëm 5 prej tyre, ndërsa u cilësuan se nuk plotëosjnë kushtet. Në fund u kualifikuan në finale Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Në garë ishte dhe gazetarja Eni Vasili, e cila nuk mori shumë vota dhe u skualifikua. Kjo solli reagime nga PS dhe nga PD, ku Evis Kushi dhe Ina Zhupa u bënë bashkë në mbështetje të saj.

Pazari PD-PS për kreun e ri të RTSH, Kuvendi shkarkon nesër 11
Rendi i ditës nesër

I bëj thirrje Këshillit Drejtues të kthejë menjëherë situatën në normalitet dhe të lejojë garën e hapur, transparente e meritokratike. E kundërta do të ishte vetëasgjësim i Këshillit dhe Parlamenti do të detyrohej të ndërhynte në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së garës, duke marrë masa drastike që ne nuk i dëshirojmë”, shkroi Kushi.

Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore. Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Çfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike, por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë. Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH”, shprehej Ina Zhupa.

Më pas PS e PD thirrën në seancë dëgjimore anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët i nxorën të palarat njëri-tjetrit, duke u stepur përballë politikës. Nesër si duket të gjithë do të shkarkohen dhe PS e PD do të vendosin aty besnikët e tyre. /Pamfleti

Lini një Përgjigje