
Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me ardhjen e konsulentit amerikan Chris LaCivita në Shqipëri për të drejtuar fushatën e Partisë Demokratike më 11 maj.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se Chris LaCivita u bëri të qartë shqiptarëve se SHBA-të kanë aleat Partinë Demokratike.
“Kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita, u bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se Edi Rama si kukull e George Soros duhet të ketë fatin e tij dhe SHBA kanë partner dhe aleat PD dhe Sali Berishën.
Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vardhisur Shqipërinë në honet e historisë, po ju qëndruat, nuk u mposhtët dhe në fund, kjo betejë u fitua në SHBA, kjo betejë do të fitohet edhe në Shqipëri”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje