
Gjyqtari Erion Bani do të vendosë mbi masën e sigurisë ndaj Veliajt...
Mbyllet pas 6 orësh seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ky i fundit doli sot para GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca nisi në mëngjes, por u shty për në orën 13.30, pas kërkesës së avokatëve për tu njohur me dosjen.
Në 13.30 rinisi seanca, ku pati debate dhe tensione. Për rreth 6 orë SPAK dhe avokatët e Veliajt kanë dhënë argumentet tyre përballë gjyqtarit Erion Bani. Ky i fundit tani është tërhequr për vendim, ku do të vendosë nëse Veliaj do të qëndrojë në arrest apo do të kemi një masë sigurie më të lehtë. Ishte vetë Bani që firmosi arrestin, teksa tani do të shohim nëse do të ndryshojë qëndrim.
Në të njëjtën seancë janë ishin e biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
SPAK akuzon Veliajn për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshorten e tij për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. Në seancën sot Veliaj është përplasur me prokurorin Olsi Dado, i cili dhe kërkoi arrestimin e tij.
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, tha Veliaj.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.
Gjatë kohës që zhvillohej seanca, punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarë të ndryshëm kanë protestuar para ambienteve të gjykatës.
Lini një Përgjigje