TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 19:48

Ndryshime në kabinetin qeveritar, emërohet zv.ministrja e re e Mbrojtjes

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshime në kabinetin qeveritar, emërohet zv.ministrja e re e

Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes.

Në mbledhjen e sotme, u vendos që Blerina Abrazhda do të mbajë postin e zëvendës ministres. Theksojmë që në muajin janar të këtij viti, Dorian Tola u shkarkua nga detyra si zëvendës ministër i kësaj ministrie.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Lini një Përgjigje