
Deputeti demokrat Luan Baçi ka zbërthyer seancën e sotme në grupin parlamentar të PS, ku fokusi ishte te Erion Veliaj dhe te akuzat që SPAK ka ngritur edhe ndaj deputetes Klotilda Bushka.
Baçi ishte sot në “Të Pashoq”, ku deklaroi e gjitha ishte shoë. Sipas tij Rama dhe mesazhe si ndaj SPAK, ashtu dhe ndaj të vetëve.
“Veliaj e ka paralajmëruar Ramën, se kur i arrestuan 5 drejtorët, tha se si më pyesin mua ç’kanë bërë drejtorë se është njësoj të pyesin kryeministrin se çfarë ka bërë ministri i tija. Pra e bëri paralelizmin shumë bukur për t’i treguar Ramës se nëse unë prekem do prekesh dhe ti. Rama ndaj doli dhe bëri shoë para grupit parlamentar gjasme e kishte kërkuar Bushka mbledhjen, por nuk e la as ta mbaronte fjalën.
Ndaloi dhe Bushkën dhe bëri atë paradën që ka zanat duke marrë në mbrojtje Veliajn, për t’i dhënë mesazhin se unë jam në krahun tënd. Duke thënë se nuk e kontestoj drejtësinë. Por nga ana tjetër presionin e bëri deri te financat për t’i ndërprerë SPAK-ut dhe duke kontestuar veprimet e saj që me të drejtë janë ca veprime që Prokuroria Speciale duke qenë Speciale, duhet t’i ketë mjetet që ata që shkojnë aty të mos jenë si të dënuar, por qytetarë të zakonshëm”, tha ai.
Lini një Përgjigje