TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 20:55

Kërkoi zbutje të masës, zbardhet dëshmia e Ajola Xoxës në GJKKO: Duhet të kujdesem pë djalin!

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi zbutje të masës, zbardhet dëshmia e Ajola Xoxës
Ajola Xoxa në GJKKO duke pritur vendimin

Zbardhet dëshmia e dhënë sot në GJKKO të Ajola Xoxës, e cila ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Avokatët kanë kërkuar garanci pasurore për Erion Veliajn.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Ajola Xoxa deklaruar se: “Kujdesem për fëmijën, nuk kam askënd kush të na ndihmojë dhe më jepni një masë më të butë”.

Prokurori Altin Dumani replikoi se: “Ne kemi kërkuar arrest shtëpie pikërisht për shkak të fëmijës dhe kemi pasur parasysh parimin e humanizmit”.

Ndërkohë në dëshminë e tij Veliaj tha se “nuk i është shpjeguar edhe sot pse është arrestuar".

 

Lini një Përgjigje