Ja çfarë ka ndodhur brenda GJKKO...
Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa është kërkuar garanci pasurore për Veliajn.
Vetë Veliaj ka qenë i ashpër në deklarimin e tij. Ai ka deklaruar se vila në Qerret nuk është e tija, teksa ka shtuar se ai që punon në këtë vend sulmohet.
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të dielë edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”.
Ndërkohë, Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshim mase, teksa ka deklaruar: "Kujdesem për fëmijën, nuk kam askënd kush të na ndihmojë dhe më jepni një masë më të butë", tha Veliaj.
Ndërkohë prokurori tha: “Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri”.
Lini një Përgjigje