
GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas gazetare Anila Hoxha, mësohet se Veliaj do të dërgohet në paraburgimin e Durrësit.
Kujtojmë se GJKKO ka ndërruar masën për bashkëshorten e Veliajit, nga “arrest shtëpie” tashmë Ajola Xoxa është nën masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, ndërsa i është marrë edhe pasaporta.
Gjyqtari Erion Bani vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Kryebashkiakut të Tiranës. Pas afro 6 orësh seancë, ku palët dhanë argumentet e tyre, gjyqtari Bani vendosi të mos ndryshojë qëndrim nga ai i datës 9 shkurt, kur dhe firmosi arrestimin e Veliajt.
Po ashtu, masat nuk kanë ndryshaur as ndaj biznesmenëve, teksa i vetmi ndryshim ka ndodhur për Ajola Xoxën, bashkeshorten e Veliajt. Seanca nisi në mëngjes, por u shty për në orën 13.30, pas kërkesës së avokatëve për tu njohur me dosjen. Në 13.30 rinisi seanca, ku pati debate dhe tensione. Veliaj e cilësoi të padrejtë arrestimin e tij dhe bashkë me avokatët kërkuan masë sigurie më të butë.
Lini një Përgjigje