TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 09:14

“SPAK nuk është Vatikani!”, Rama: Ta hetojmë Veliajn deri në fund, nëse ka bërë korrupsion të shkojë aty ku duhet

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK nuk është Vatikani!”, Rama: Ta hetojmë Veliajn

Kryeministri Edi Rama u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të hetohet deri në fund dhe sipas tij nëse ka bërë korrupsion të shkojë aty ku duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë bërë korrupsion.

Rama ka deklaruar gjithashtu se SPAK duhet të përballet edhe me kritika, pasi nuk është Vatikani dhe nuk është i pagabueshëm. Ai ka shtuar se në momentin që antikorrupsioni del nga shinat, bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni.

"Antikorrupsioni kur del nga shinat mund të bëhet më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe mirëqenin psikologjike të qytetarëve. Si mër qenka kjo merren sipërmarrësit dhe vihen në rresht të parakalojnë sikur janë kriminelë kaq kollaj është kjo, janë njerëz që kanë qindra e mijëra punëtorë, mbajnë familje.

Të fusë dhe të thotë “të kam këtë e më thuaj këtë, që të mos nxjerr këtë. Është e papranueshme. SPAK nuk është Vatinkani edhe atë e kritikojmë, SPAK është institucion i ri, mund të bëjë edhe gabime. Qeveria e Shqipërisë ka 100 e kusur vite dhe nuk ëhstë institucion i pagabueshëm, këta 5 vite kanë, është e domosdoshme të dëgjojnë kritike, jo sulme personale, jo intimie. Ta hetojmë Erion Veliajn deri në fund nëse ka bërë korrupsion të shkojë aty ku duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë bërë korrupsion, por korrupsion ama, korrupsion të provuar dhe ishe ti në avion me atë", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje