
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është i dyshuar dhe jo i pandehur për të gjitha ato që SPAK i konsideron prova të pamjaftueshme.
Kreu i qeverisë ka kundërshtuar marrjen dhe kontrollin e telefonave celularë duke thënë se drejtësia duhet të hyjë vetëm në çështjen që po heton.
"Si mund të merret telefoni dhe të thuhet ik, telefoni kontrollohet në praninë tënde", u shpreh ai.
“U merren njerëzve telefonat e u mbahen peng, ku është parë kjo. Çfarë standardi është ti marrësh telefonin tjetrit dhe i sheh çdo gjë që ka brenda, madje bën edhe shantazhe, insinuata për komunikim që mund të jenë tërësisht intime.
Drejtësia duhet të hyjë vetëm për çështjen që heton, duhet ta kontrollojë në praninë tënde, jo të ta marrë dhe të thotë ik. Njërin prej dëshmitarëve iu bllokua e gjithë jeta sepse jetonte jashtë dhe kishte gjithë transaksionet bankare”, tha Rama.
Lini një Përgjigje