TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 09:40

“Çfarë mielli ke marrë, s'ta kanë dhënë të mirë”, Rama replika me qytetarët: Ku e dini ju çfarë droge marr unë?

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë mielli ke marrë, s'ta kanë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, teksa komentonte arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Teksa u shpreh se është njeriu më i sulmuar në Shqipëri, Rama iu përgjigj një komentuesi i cili e pyet se “çfarë drogë konsumon”. Kreu i qeverisë tha se nuk ka nevojë të konsumojë drogë, pasi sipas tij droga e tij është arti dhe beteja politike.

“Eh mos u bëni komplet qesharakë disa këtu, Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë, s’kam nevojë fare për atë, është tjetër droga ime. Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë,. Që i vogël arti dhe më pas beteja politike. Këto të tjerat janë muhabete që ata ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha. Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë. Mandati i katërt është themelor për të vendosur emrin “Albania” në tryezë, për të vendosur flamurin atje, Albania i pari në rresht atje”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje