TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 10:21

Rama "merr frenat" e Bashkisë Tiranë, mbledhje çdo mëngjes me 5 nënkryetarët

Shkruar nga Pamfleti
Rama "merr frenat" e Bashkisë Tiranë, mbledhje çdo
Kryeministri Edi Rama

Pas arrestimit të Erion Veliajt, nënkryetarja Antuela Ristani është komanduar të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, për sa kohë që kryebashkiaku aktual do të jetë pas hekurave.

Kryeministri Edi Rama edhe këtë mëngjes ka shkuar në ambientet e Bashkisë Tiranë.

Kjo është hera e tretë që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj që Rama viziton institucionin më të fuqishëm të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Dy ditë më parë, kryeministri shkoi dy herë në bashki dhe u shoqërua nga nënkryetarja Anisa Ruseti, e cila është edhe e deleguara që do të drejtojë Tiranën përkohësisht.

Vizita të tilla pritet që të jenë të shpeshta nga shefi i qeverisë, pasi siç ai vetë ka deklaruar bashkia e kryeqytetit do të jetë në patronazhin e tij pas burgosjes së Veliajt.

Mësohet se Rama do të shkojë çdo mëngjes dhe do të zhvillojë mbledhje me stafin e bashkisë dhe me drejtorët e institucioneve në varësi të saj. 

Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK.

Pas arrestimit të Erion Veliajt, nënkryetarja Antuela Ristani është komanduar të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, për sa kohë që kryebashkiaku aktual do të jetë pas hekurave.

Ju rikujtojmë se 5 nënkryetarët e bashkisë janë Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako. Vetëm Rama pas arrestimit të Veliajt ka thënë se do angazhohet me punët e Bashkisë, ndërsa gjatë keremtimit të 105-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, kryeministri tha se bashkë me ekipin do jetë në Tiranë./Pamfleti

rama rama \"merr frenat\" e bashkisë tiranë

Lini një Përgjigje