TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 12:45

Rama përgënjeshtron Berishën: S’kam punë në Durrës, beteja e Erionit nuk është e imja

Shkruar nga Pamfleti

Rama përgënjeshtron Berishën: S’kam punë në

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në "X", ka përgënjeshtruar lajmin se ka shkuar në paraburgimin e Durrësit, për të takuar Erion Veliajn.

Vizitën e Ramës e paralajmëroi edhe Berisha, i cili deklaroi se kryeministri po shkon në Durrës për t’i mbyllur gojën Veliajt.

Rama ka hedhur poshtë aludimet duke thënë se “llumi Berisha po e mbyt miletin me lajme të pavërteta, ndërsa shton se beteja e Erionit me drejtësinë është personale dhe jo e tij apo e Partisë Socialiste”.

"Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje. O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës! Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste", tha Rama në reagimin e tij.

Lini një Përgjigje